Aktualitet

Ulet numri i infektimeve me COVID-19

538 raste të reja dhe 9 humbje jete nga COVID-19 u raportuan sot nga Ministria e Shëndetësisë. 401 janë qytetarët e shëruar në 24 orët e fundit. Ekspertët e cilësojnë të qëndrueshme situatën në 4 spitalet Covid ku po trajtohen 282 pacientë nga të cilët 19 në terapi intensive e 4 të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Ndërkaq në Kosovë 10 viktima dhe 311 raste të reja me koronavirus u regjistruan 24 orët e fundit. Shifra e lartë e vdekjeve u konfirmua nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Prej fillimit të epidemisë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë është rreth në 59 mijë, nga të cilët 1 mijë e 466 janë viktima. 5 mijë e 852 janë rastet aktive.