Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.
Pa Filtra, një rubrikë e “E Diell“, nuk ka asnjë filtër për njerëzit që duan të prekin televizionin për 1001 arsye. Një i panjohur por me një histori frymëzuese apo ëndërr të madhe përballet në studio me katër figura publike ku pritet të ndodh e papritura.
Një nga konkurrentët e djeshëm, pasi nisi prezantimin e tij, ra në mes të skenës duke krijuar panik. Por e gjithë kjo ishte një ide e 24-vjeçarit për të fituar vëmendjen dhe për të treguar sa i mirë është në aktrim! I riu tregoi se ishte pjesë e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë.
Nuk di si tua them, thjesht nuk ndihem mirë, kam 10 ditë që nuk fle, që nuk vë gjumë në sy. Nuk e di për çfarë arsye ka ndodhur. Kam humbur dhe vetën tim në këtë aspekt. Mund të më sillni pak ujë… Kjo është hera e parë që luaj dramë, sepse përgjithësisht luaj komedi.