Bota

Ukrainë/ Raketat plagosin shtatë persona, përfshirë fëmijë, rrënohen ndërtesat!

Këtë mëngjes një sulm me raketa ruse plagosën shtatë persona, duke përfshirë edhe fëmijë.

Makina të dëmtuara dhe xhama të thyera në shtëpi, janë pamjet e vetme që shihen pas tmerrit që kanë përjetuar banorët vendas.

Ukrainasit në Dnipro, me lot në sy, kanë pastruar dëmet e shumta që kanë shkaktuar raketat.

Më shumë se 600 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës në vitin 2022, sipas Kombeve të Bashkuara, me luftime duke plagosur 1,420 të tjerë në të gjithë vendin.

Këto sulme, të cilat plagosën edhe fëmijë, ndodhën në ditën Ditën Ndërkombëtare të OKB-së për Fëmijët e Pafajshëm Viktima të Agresionit.

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, duke folur në një memorial të Luftës së Dytë Botërore për të përkujtuar fëmijët e vrarë, ajo u kërkoi aleatëve të vendit të saj që të furnizojnë ushtrinë me më shumë armë për të shmangur sulmet ruse.