Bota

Ukraina zbulon detaje të “një komploti rus për të shkaktuar trazira dhe për të rrëzuar qeverinë e Zelenskyt!

Shërbimi i sigurisë i Ukrainës tha të hënën se kishte penguar një tjetër komplot rus për të nxitur trazira publike dhe më pas për të përdorur trazirat për të rrëzuar qeverinë në Ukrainë.

Këtë, autoritetet ukrainase e kanë përshkruar si një taktikë të njohur që Kievi pretendon se është përdorur në një sërë përpjekjesh për grusht shteti në vitet e fundit, shkruan The New York Times.

Kështu, Agjencia e brendshme ukrainase e inteligjencës, S.B.U., tha se kishte zbuluar një “grup” komplotistësh që i akuzoi se planifikonin të shkaktonin trazira, të “kapnin” ndërtesën e Parlamentit dhe të zëvendësonin udhëheqjen ushtarake dhe civile të vendit.

Katër persona janë arrestuar dhe akuzuar, sipas autoriteteve.

Ndërsa ofruan pak detaje rreth një “plan të tillë ambicioz”, zyrtarët thanë se ishte një alarm se më shumë se dy vjet pas fillimit të një pushtimi në shkallë të plotë të vendit, Kremlini mbeti i vendosur për të rrëzuar qeverinë e presidentit Volodymyr Zelensky me çdo mjet.

Ndryshe, në fushën e betejës, Rusia vazhdon të dërgojë dhjetëra mijëra ushtarë të rinj në front për të zëvendësuar të vrarët me shpresën për të lodhur ushtrinë e Ukrainës dhe mbështetësit perëndimorë të Kievit.

Në të njëjtën kohë, bombardimi i pamëshirshëm i Rusisë ndaj infrastrukturës kritike të Ukrainës është projektuar, pjesërisht, për të penguar ekonominë dhe për të minuar aftësinë e shtetit për të funksionuar.