Sport

Ukraina mposht Sllovakinë dhe qëndron në garë për t’u kualifikuar!

Ukraina fitoi 1-2 me përmbysje përballë Sllovakisë, duke siguruar një fitore të madhe dhe tri pikë të arta në grupin E të Euro 2024.

Sllovakia ishte një ndër surprizat e bukura të dueleve të para në grup në Euro 2024. Skuadra e Francesco Calzonas mposhti Belgjikën, ndërkohë që sot bëri mirë vetëm në pjesën e parë.

Sfida u zhbllokua në minutën e 17’, me Ivan Schranz që kaloi sllovakët në avantazh. 30-vjeçari i Slavia Prague në Çeki, realizoi me kokë pas krosimit të Lukas Haraslin, duke dërguar tifozët në ekstazë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Sllovakisë, ndërkohë që e dyta nisi me barazimin e ukrainasve.

Minuta e 54′, asist i Oleksandr Zinchenkos dhe finalizim i bukur nga Mykola Shaparenko, mesfushori i Dinamos së Kievit.

Skuadra e Sergiy Rebrov mori zemër dhe përmbysi gjithçka 10 minuta përpara fundit me anë të Roman Yaremchuk.

28-vjeçari i Valencias erdhi nga stoli dhe realizoi një gol të bukur dhe me shumë vlera, duke i dhuruar fitoren Ukrainës.

REZULTATI:

Sllovaki 1-2 Ukrainë

Schranz 17′ / Shaparenko 54′, Yaremchuk 80′

GOLI I YAREMCHUK (VIDEO)

GOLI I SHAPARENKO (VIDEO)

GOLI I SCHRANZ (VIDEO)