Live From Tirana

Ujvara Hajdari zbulon se cilën artiste shqiptare kopjojnë më shumë vajzat në make-up

Artistja e mirënjohur e grimit, Ujvara Hajdari ishte sot e ftuar në Top Albania Radio për të folur rreth atyre trendeve të make-up që vajzat pëlqejnë më së shumti. Megjithëse jemi në një periudhë ku të gjitha fokusohen tek një grim apo look minimal, ajo shtoi se ka ende nga ato vajza që duan të duken patjetër si Kim Kardashian.

Ujvara theksoi se kjo kërkohet më së shumti kur vjen puna tek yjet e huaj të showbizit por, ka pa fund vajza që kërkojnë një grim të pastër e një look të freskët. Për këtë ato marrin si shembull këngëtaren e dashur të publikut, Arilena Ara.

Sa i përket kësaj të fundit, Ujvara rrëfeu se i pëlqen shumë mënyra se si Arilena ka vendosur të paraqitet në ekran. Ajo njihet për një grim tërësisht minimal e të thjeshtë duke e bërë të duket shumë herë më bukur sesa një make-up i rënduar.