Health & Beauty

Uji i arrave bën mrekulli për shëndetin tuaj

Vlerat ushqyese dhe shëndetësore të arrave janë më të vërtet të shumta. Arrat janë shumë të pasura me acidet yndyrore omega-3 të cilat mbrojnë shëndetin e zemrës dhe trurit.

Ato ulin rrezikun e sëmundjeve të trurit, sklerozës dhe Alzheimerit. Arrat janë të vetmet që përmbajnë sasi të omega-3 me bazë bimore, dhe acidit alfa linolenik, për të cilat trupi ka kaq shumë nevojë. Përveç acideve yndyrore, arrat janë shumë të pasura me vitamina, minerale dhe fibër.

Një nga mënyrat më të mira për të shfrytëzuar vlerat e arrave është që të pini ujin e tyre. Ja disa nga përfitimet shëndetësore nëse pini ujin e arrave:

Uji i arrave përshpejton rënien nga pesha dhe shkrin depozitat dhjamore.

Nëse konsumohet rregullisht ky lëng i jep trupit energji dhe eliminon lodhjen dhe plogështinë.

Uji i arrave rekomandohet veçanërisht për meshkujt mbi 40 -vjeç që vuajnë nga prostata.

Për gratë shtatzënë, uji i arrave i bën mirë jo vetëm fetusit dhe zhvillimit të tij por edhe pengon shtimin në peshë të nënës së re.

Uji i arrave ndihmon mëlçinë dhe e bën më të fortë rolin e saj të eliminimit të toksinave.

Ky lëng rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga tiroidet dhe kolesteroli i lartë.

Uji i arrave është shumë efikas për përmirësimin e tretjes dhe eliminon gazrat e tepërta.

Ju mund të pini një gotë uji në mëngjes esëll dhe një gotë në mbrëmje përpara gjumit.