Sport

UEFA trondit Anglinë, nis hetim për Bellingham!

Në momentin më të bukur, pasi siguruan një biletë për në fazën çerekfinale, për të trazuar disi ambientin në radhët e përfaqësueses Angleze ka menduar UEFA.

Qeveria e futbollit Evropian ka hapur një hetim për Jude Bellingham, për mënyrën e tij të festimit pas golit në minutën e 95-të.

Futbollisti britanik gjatë festimeve bëri një gjest të pahijshëm duke prekur pjesë intime të trupit. Sipas UEFA-s, kjo është shkelje e rregullave bazë të sjelljes.

Në këtë mënyrë Bellingham rrezikon të dënohet me një ndeshje skualifikim, mund të humbasë çerekfinalen kundër Zvicrës, por më e mundshme në këtë rast është të dënohet me një gjobë të majme.