Pasi e eliminuan dy herë nga Kupa e Botës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të udhëtojnë drejt Serbisë më 25 mars, por jo për t’u përballur me përfaqësuesen vendase.
UEFA ka vendosur që ndeshja e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024 mes Bjellorusisë dhe Zvicrës të zhvillohet të stadiumin e Novi Sadit në Serbi, për shkak të situatës së paqëndrueshme në Minsk, një vend fqinj i Rusisë dhe Ukrainës, të cilat prej thuajse një viti janë në luftë.
Shaqiri e Xhaka ishin titullarë dhe protagonistë pak ditë më parë në përballjen Zvicër-Serbi, teksa nuk munguan as përplasjet e tensioni me futbollistët serbë, ndaj në Novi Sad nuk do të jenë të mirëpritur.
Përveç Bjellorusisë, Zvicra në Grupin I e ka edhe Kosovën, Rumaninë, Izraelin e Andorran./ Super Sport