Sport

UEFA: Finalja e Champions League 2027 nuk mund të luhet në Milano

Milano nuk do të jetë vend pritës për finalen e Champions League në vitin 2027. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka dalë në këtë konkluzion, duke qenë se Bashkia e Milanos nuk mund të garantojë që stadiumi San Siro dhe rrethinat e tij nuk do të preken nga punimet e rinovimit në kohën kur mbahet kompeticioni.

Në këto kushte, do të shqyrtohen alternativa të tjera, të cilat janë të shumta.

“Meqenëse Bashkia e Milanos nuk mund të garantojë që stadiumi San Siro dhe rrethinat e tij nuk do të preken nga punimet e rinovimit në periudhën e finales së Ligës së Kampionëve 2027, është vendosur që finalja të mos i jepet Milanit dhe të rihapet procedura për të caktuar një vend të përshtatshëm, një vendim që pritet në maj/qershor 2025” – shkruan UEFA.