Sport

UEFA Europa League, 27 gola në 9 ndeshje! Totenhem dhe Lacio bëjnë detyrën

Europa League luajti këtë të enjte pasdite disa nga ndeshjet e xhiros së dytë të fazës së ligës. Lazio bind ndaj Nice, me skuadrën italiane që triumfoi 4-1 në kryeqytet. Të besuarit e Baronit realizuan me Pedro, Castellanos (x2) dhe Zaccagni. Në krahun tjetër, për Nice shënoi Boga.

Një sfidë spektakolare ishte edhe ajo në Letoni mes Rigas dhe Gallatasaray, takim ky i mbyllur 2-2. Pavarësisht se turqit kaluan në epërsi të dyfishtë me golat e Mertens dhe Akgun, vendasit nuk u dorëzuan, duke vendosur ekuilibrat me Ikaunieks dhe Odisharia. Në ndeshjet e tjera, Tottenham mundi 1-2 Ferencvaros, sakaq Ajax barazoi 1-1 me Slavian e Pragës.

Emocionet e UEFA Europa League përcillen ekskluzivisht në Digitalb