Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Meriton Mjekiqi ishte i ftuari i kësaj të hëne në “Fiks Fare” në Top Channel. Teksa shënon një muaj nga përfundimi i Big Brother VIP3 ku ai ishte finalist, Meritoni ka deklaruar se nuk ka pasur kontakt me asnjë banor tjetër, mesa duket as me Romeon.
Ua kam lëshuar ujin…Nuk e kam fare numrin e Julit. Me tregu të drejtën, jau kam lëshu ujin, nuk kam pas kohë për askënd. Nuk kam pasur kohë me fol me asnjë. Juli paska thënë që më paska thirr, unë as numrin s’ja kam Jul Dedës
Pas përfundimit të “BBV3”, ish-banori Meriton Mjekiqi ka kaluar ditët duke u relaksuar së bashku me patneren e tij, Ilnisa Agollin. E duket se tashmë Meritoni i është rikthyer punës, jo si moderator por në muzikë. Ish-banori ka treguar se së shpejti do të publikohet kënga e tij e re, ku na ka zbuluar edhe një rresht nga teksti i këngës.