Një kartolinë për Marilyn Monroe nga babai i saj Charles Stanley Gifford u shit për një shumë të majme në Julien’s Auctions dhe ‘TCM Present: Icons & Idols Hollywood’. Ajo u shit për 31,250 dollarë. Gifford u vërtetua se ishte babai i legjendës së ndjerë të ekranit nëpërmjet testit të ADN-së. Zbulimi do të eksplorohet në dokumentarin e ardhshëm Marilyn, “Her Final Secret”.
Scott Fortner, një historian tha se ai e zbuloi kartën rastësisht ndërsa përgatitej për ankand. Letra, të cilën Julien vlerësoi se do të shitej për 2,000 deri në 3,000 dollarë, përmban një pikturë të një vajze të vogël me një shënim të shkruar me dorë brenda. “E dashur Marylyn!”, fillon mesazhi i Gifford, me emrin e Monroe të shkruar gabimisht, “Ky shënim vjen posaçërisht për të thënë se shumë mendime dhe dëshira janë me ty çdo ditë.”
Ndër objektet personale të ylli të “How To Marry a Millionaire” ishin buzëkuq, qerpikë fallso si dhe produkte të tjera bukurie. Rikujtojmë, se së fundmi traileri për filmin e Netflix “Blonde” shkaktoi reagime jo të mira. Pasi panë trailerin më 28 korrik, fansat kritikuan në mediat sociale drejtorët e kasting për theksin e De Armas në film.
Shumë thanë se theksi i aktores kubane është shumë i rëndë dhe se ajo nuk tingëllon aspak si Monroe. Regjisori Andrew Dominik ka vendosur të flasë për kritikat ndaj filmit të Marilyn Monroe. Regjisori tha se ishte vërtetë i kënaqur që filmi imagjinar i jetës së saj “inatosi kaq shumë njerëz” pas premierës në Netflix në shtator.