U vetëdorëzua në Polici, Prokuroria e Pejës cakton 48 orë paraburgim për Stresin!

Mediat kosovare raportojnë se Arkimed Lushaj i njohur si Stresi është dorëzuar në stacionin policor të Pejës në Kosovë. Ky dorëzim ndodhi rreth orës 09:00 të mëngjesit. Bëhet e ditur se në prani të avokatit të tij u bë dhe marrja në pyetje e reperi lidhur me dhunimin e personazhit të TikTok-ut, Medi Iseni.  Stresi ka bërë disa reagime nga arratia duke sfiduar forcat e rendit.

Sipas mediave në Kosovë Prokuroria në Pejës i ka caktuar 48 orë paraburgimi Stresit. Raportohet se ai u paraqit në Komisariat së bashku me avokatin e tij ku është marrë në pyetje për më shumë se dy orë.

Më 7 gusht 2024 u njoftua arrestimi në Shëngjin i reperit Noizy, vetëm dy ditë pasi u shpall në kërkim nga Policia e Kosovës për plagosje të rëndë në një klub nate në Pejë. Noizy ishte në kërkim, se bashkë me disa persona të grupit “OTR” u akuzuan se dhunuan fizikisht shtetasin Muhamet Iseni, i njohur në “TikTok” si Medi, bashkë me mikun e tij Bekim Hadërgjonajn. Në pranga ra edhe DJ i reperit, Bahtjar Bajraktari i njohur si DJ Crax.