Bota

U vendosën 90 milje pranë SHBA, anijet e marinës ruse largohen nga Kuba!

Anijet e marinës ruse janë larguar sot nga kryeqyteti i Kubës, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve RIA.

Sipas mediave të huaja, një anije luftarake dhe një nëndetëse me energji bërthamore mbërritën në Havana javën e kaluar dhe pritej të niseshin sot për t’u larguar.

Ndërsa ardhja e tyre nuk u pa si një kërcënim nga Perëndimi, kjo masë u konsiderua si një shfaqje e forcës ruse mes tensioneve të rritura për shkak të luftës në Ukrainë.

Kujtojmë se një lëvizje e tillë është ndërmarrë edhe nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1962, e cila cilësohet si pika kulmore e Luftës së Ftohtë.

Pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, tensionet mes SHBA dhe Rusisë kanë ardhur në rritje, me Perëndimin që e akuzon Moskën për nisjen e një lufte të paprovokuar.