Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Dea Mishel e cila fitoi “Lojën e inteligjencës”, kishte në dorë zarfin e kuq të futur në shtëpi nga Vëllai i Madh. Duke qenë se fitoi lojën, Dea kishte mundësinë të dërgonte tre banorë në televotim. Banorët që ajo zgjodhi ishin Efi, Kiara dhe Luizi dhe një prej tyre do të eleminohet mbrëmjen e sotme. Mes tyre Efi ishte banorja që la përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke hequr dorë nga çmimi i madh.
Pikërisht këtë Luizi nuk e priti aspak mirë dhe pati një reagim të ashpër ndaj saj, duke i folur dhe me tone të larta. Ditën e sotme, teksa ishte duke folur me banorë të tjerë, Dea tha se ai nuk është burrë, pasi ka arritur në ofendime të rënda ndaj një femre. Ajo po ashtu u shpreh se u tremb vërtet shumë nga reagimi i tij.
Ai nuk është burrë… të arrijë njeriu në ofendime të tilla me një vajzë vetëm se nuk i eci loja… ka dhe moshë nuk është i vogël… moj dje u tremba me të vërtetë…
Sot në shtëpi pas largimit të saj normalisht që kanë nisur edhe diskutimet, në fillim ishte Vlabona me Luizin të cilët edhe u përlotën kur po flisnin me njëri-tjetrin. Më pas në një diskutim që Armaldo zhvilloi me Luizin , ky i fundit tregoi se me Efi do ti kishte marrë përpara të gjithë.