Celebrities Gossip Showbiz

U tregua bullizuese në postimet e saj të fundit, Christina Aguilera heq Britney Spears nga Instagrami!

Ylli i muzikës pop, Christina Aguilera ka hequr së fundmi Britney Spears nga rrjeti i saj social Instagrami për shkak të një postimi ku Britney dukej se bullizonte kërcimtarët e Aguilera-s. Spears postoi një shkrim të gjatë së fundmi ku shkruante se:

Nëse do të kisha kërcimtarët e Christina Aguilera, do të dukesha jashtëzakonisht e vogël. Kam kuptuar se ka vetëm një mënyrë për t’u dukur i dobët, të shoqërohesh me njerëz të shëndoshë.

Postimi i Spears mori reagime dhe kritika të shumta nga ndjekësit dhe duket se nuk i ka pëlqyer aspak as Aguilera-s. Pasi i bëri “unfollow” artistes, këngëtarja ende nuk i është përgjigjur publikisht postimit që kritikonte trupat e kërcimtarëve të saj. Në fillim të kësaj jave, Britney pranoi për ndjekësit e saj në Instagram se ajo në mënyrë të pandërgjegjshme dëshiron të fyejë njerëzit sepse ajo vetë është fyer vazhdimisht gjatë gjithë jetës.

Sjellim në vëmendje se Spears disa kohë më parë “sulmoi” Aguilera-n në Instagram duke e barazuar heshtjen e saj në luftën për kujdestarinë e saj njësoj me gënjeshtrën. Britney gjithashtu ka shprehur se nuk do të performojë më ‘live’ pasi pretendon se është e traumatizuar. Në një postim që është fshirë, 40-vjeçarja u ankua për përvojat e saj të mëparshme si një artiste turneu si dhe për përgatitjen e nevojshme për çdo shfaqje. Artistja, e cila ka patur gjithsej dhjetë turne gjatë 23 viteve të fundit pranoi se pasiguria e saj u shkaktua nga kërcimtaret femra të punësuara për ta mbështetur në skenë.