Nëse është një reper i showbiz-it që di vetëm të surprizojë ai është padyshim Mozzik. Çdo këngë e tij pëlqehet shumë nga publiku dhe arrin që brenda pak ditësh të numërojë miliona klikime e të dëgjohet kudo. Së fundmi, reperi po lançon albumin e tij më të ri edhe pse pak ka që ka publikuar albumin “No Rich Parents” në bashkëpunim me Loredanën, ish- partneren e tij.
E duket se surpriza më e re e albumit të tij ‘Lamboziki’ do të lançohet shumë shpejt. Bëhet fjalë pikërisht për ditën e të dashuruarve, 14 shkurt ku reperi do të lançojë albumin e tij dhe bashkë me të dhe videklipin e këngës që mesa duket do të jetë dy në një, ‘Patrolla’ dhe ‘Kriminela’.
Nga ana tjetër dhe vëllai i tij Getinjo, edhe pse nuk është shpesh aktiv në tregun muzikor arrin të bëjë bujë sapo lançon ndonjë projekt të ri apo me deklaratat në rrjete sociale. Pas një mungese të gjatë, reperi ‘i ka vënë gishtin kokës’ dhe ka vendosur të rikthehet më fuqishëm se kurrë dhe me kë më mirë se me vëllain e tij.
Kënga më e re, pjesë e albumit të Mozzik do të jetë në bashkëpunim mes dyshes. Teksa artistët kanë treguar se janë duke xhiruar videoklipin, i cili nga pamjet duket të jetë me shumë makina, armë dhe maska dhe kjo gjë ka tërhequr vëmendjen e mediave zviceriane duke e transmetuar në kronikën e lajmeve. Por, jo vetëm kaq, gjithashtu është treguar dhe ndërhyrja e policisë, pasi ka patur kontroll te makinat e reperave.
Epo, kot nuk thonë që nuk ka reklamë të keqe!
Ndërkohë rikujtojmë se ky do të jetë bashkëpunimi i katërt i vëllezërve, pas tre këngëve të suksesshme: ‘Tony Montana’, ‘Para Siempre’ dhe ‘El Chapo’.