Celebrities Gossip

U tha se kishin blerë shtëpi së bashku në Londër por mesa duket nuk qenka kështu! Tom Holland sqaron gjithçka…

Të gjithë e dimë që dyshja e aktorëve Tom Holland dhe Zendaya janë nga çiftet më në zë dhe të pëlqyer në botë. Pak kohë më parë ata konfirmuan lidhjen e tyre që janë munduar ta mbajnë larg syve të publikut. Megjithatë, kjo nuk i ndalon mediat dhe njerëzit të flasin.

Para pak javësh u tha se çifti kishin blerë një shtëpi të re së bashku në Londër. Por kjo duket e pavërtetë dhe lajmin e ka mohuar vetë aktori britanik ku tha se:

Kam pasur kaq shumë njerëz që më kanë thirrur sepse me sa duket kam blerë një shtëpi të re në Londër. Kjo është krejtësisht e rreme! Unë nuk bleva një shtëpi të re!

Përpos kësaj aktori i filmit më të ri “Uncharted” tregoi se ka marrë shumë mesazhe dhe telefonata që kur u raportua gabimisht se çifti ishin bërë pronarë të përbashkët të një shtëpie. I pyetur se si reagoi kur la lajmin, Tom tha me shaka:

Isha: “Uau! Çfarë surprize! Pyes veten kur do t’i marr çelësat”.

Thksojmë gjithashtu se dashuria e Tom Holland për Zendaya është shumë e veçantë! Yjet e “The Spider-Man: No Way Home”, të dy 25-vjeçarë, së fundmi u fotografuan duke u larguar së bashku nga një hotel në Nju Jork. Atje, dyshja u mbajtën për dore ndërsa po shkonin drejt një shfaqjeje për filmin e ri të Holland me titull “Uncharted”.

Për të marrë pjesë në shfaqje, Holland kishte veshur një kostum gri të çelur dhe një gol të zi, të kombinuara me çizme të zeza. Ndërkohë Zendaya ishte veshur me një fustan si këmishë të zezë, të pajisur me një rrip të zi dhe taka të zeza.