Celebrities Gossip Showbiz

U tha se i dhanë fund lidhjes së tyre, reagon Nicole Scherzinger dhe Thom Evans!

Kohët e fundit nëpër media ka qarkulluar lajmi se Nicole Scherzinger dhe partneri i saj Thom Evans i kanë dhënë fund romancës së tyre. Por kjo gjë mesa duket është një gënjeshtër e madhe pasi dyshja e njohur e kanë mohuar këtë thashethem. Ylli i popit dhe ish-lojtari i rugbit përgënjeshtruan një lajm të gazetës britanike The Sun ku shkruhej se ata ishin ndarë duke deklaruar se janë krah njëri-tjetrit dhe shumë të lumtur.

Rikujtojmë, se Nicole dhe Thom fillimisht filluan të takoheshin me njëri tjetrin pasi Thom u shfaq në ‘The X Factor: Celebrity’ në 2019 ku Nicole ishte pjesë e jurisë. Çifti shpesh ndajnë foto të tyre teksa po pushojnë në vende ekzotike anembanë globit. Në korrik të vitit të kaluar u bë me dije se çifti ishte fejuar pasi Thom bëri propozimin romantik gjatë një udhëtimi në ishullin Mykonos në Greqi.

Para 3 vitesh dyshja simpatike u shpreh se kishin dëshirë të zgjeronin familjen duke u bërë prindër. Një burim i afërt i çiftit pohoi se: “Askush nuk do të jetë i surprizuar nëse së shpejti shpërndahen lajmet për një shtatzëni të mundshme”.

Sjellim në vëmendje, se në vitin 2021 Robin Antin, koreografja që themeloi grupin e njohur muzikor “Pussycat Dolls”, paditi Nicole Scherzinger për pjesëmarrjen e saj në turneun e grupit në pritje të ribashkimit. Në një padi të siguruar nga revista “People”, Antin thonte se Scherzinger po refuzonte të merrte pjesë në turne nëse nuk i jepej kontroll i plotë krijues dhe një pjesë më e madhe në sipërmarrjen e biznesit të grupit.