Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing with the Stars” show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të DWTS së bashku me partnerët e tyre skenikë, na kanë dhuruar çaste magjike në çdo episod të tij.
Kujtojmë se para pak ditësh në emisionin “Shqipëria Live” u diskutua në lidhje me parashiket se kush do të ishte fituesi i spektaklit “Dancing With The Stars” dhe gjithashtu në atë emision u tha edhe që prezantuesja, Bora Zemani, është shtatzënë me partnerin, Donald Veshaj dhe janë në pritje të një djali. Kjo u përmend edhe gjatë mbrëmjes së sotme dhe madje mori një koment nga vetë Bora.
Elona: Unë fitoj vetëm nëse Bora do të bëhet vërtetë me djalë.
Bora: Më duket është çun u tha për mua. Për momentin jo njëherë por megjithatë duhet të presim edhe një muaj që ta dimë me siguri, kështu që Elona përgatitu fort sepse nuk i dihet.
Gjithësesi neve kjo përgjigje na ka bërë të gjithëve mjaft konfuzë nëse Bora dhe Donladi janë vërtetë duke menduar që të bëhen prindër ose thjesht Bora e bëri këtë deklaratë për të inkurajuar Elonën.