Bota

U sulmua nga peshkaqeni, humb jetën sërfisti i njohur!

Tamayo Perry, sërfist ikonë nga North Shore, i cila u shfaq si aktor në role dytësore në filmat Pirati i Karaibeve dhe Blue Crush apo në serialin Charlie’s Angels and Haëaii Five-0, ka ndërruar jetë pas një sulmi nga peshkaqeni në ishujt Havai.

Perry, 49 vjeç, punonte si rojë plazhi dhe u sulmua teksa bënte sërf në ishullin Goat. Trupi i tij, pa një krah dhe një këmbë, u gjet në ishull nga banorët vendas, të cilët e nxorën sërfistin në breg me një jetski, por ai u deklarua i vdekur në plazh

Ky është rasti i vetëm i njohur i një sërfisti profesionist i vrarë nga një sulm i peshkaqenit. Rasti tjetër ishte sulmi ndaj Bethany Hamilton, kur sërfisti ishte 13 vjeç, në vitin 2003. Sulmi rezultoi me humbjen e një krahu, diçka që megjithatë nuk e pengoi kurrë të vazhdonte të garonte.

Pavarësisht paralajmërimeve për rrezik në ditët e fundit, Perry, i cili debutoi në surf në vitin 1999, shkoi në det. “Personaliteti i Tamayo ishte i jashtëzakonshëm, njerëzit e pëlqenin atë dhe ai i pëlqente të gjithë edhe më shumë”, vlerësoi kreu i ekipit të sigurisë në Honolulu, Kurt Lager.

https://twitter.com/ShannonReports/status/1805128863938421061?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1805128863938421061%7Ctwgr%5Ec90290b109b9b6b3d4cd7e05975806da2a1ba974%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.supersport.al%2Fu-sulmua-nga-peshkaqeni-humb-jeten-serfisti-i-njohur1%2F