Kjo e premte sportive në “Paso” nuk solli si zakonisht vetëm tema dhe analiza të hollësishme rreth futbollit, të cilat padyshim nuk munguan, por u nderua dhe nga prezenca e atij që i solli Shqipërisë kupën e Botës që u organizua në Portugali në sportin e ‘Bodybuilding’, Marin Meksi.
Ai foli më shumë rreth eksperiencës së tij dhe me vështirësitë që u përball gjatë kësaj gare.
Ishin 300 garues më të mirë të botës të përcaktuar nga Federatat e tyre, ishin regjistruar ‘online’. Por, kur shkova atje u përballa me një suprizë, ishin edhe 200 të regjistruar në moment. Ishte vërtet një shok dhe traumatike. Kishin ardhur edhe të përgatitur me ekipe. Të qenurit vetm na ka bërë edhe më të fortë. Ditën e parë u bë një lloj skualifikimi, ajo ishte një farë lehtësimi. Skualifikimi nisi te ata me trup të ekzagjëruar, aty fitova siguri.
Marini, gjithashtu tregoi edhe mbështetjen e madhe që mori nga vendet fqinje.
Ishte një bashkim kombëtar suportiv si nga Kosova, ashtu edhe nga Maqedonia dhe Federata Portugeze krijoi në juri një situatë përgatitore, që të merrja vëmendjen e duhur nga juria.
Në Shqipëri, sportistët nuk vlerësohen dhe mbështeten nga shteti, por Meksi zbuloi se ai është trajtuar denjësisht për punën e bërë.
Është sporti më i shtrenjtë në botë nga ana e kostos personale. Kur hyn në nivele të tilla ndërkombëtare, nga shteti paguhesh me një shumë goxha të majme, me shumë dinjitet. Pagesa bëhet në bazë të VKM-së. Kam marrë gjithë mbështetjen nga shteti shqiptar.
Kampioni, gjithashtu ka treguar dhe për ftesën që ka marrë në një event të ardhshëm që do të organizohet dhe është ftuar të përfaqësojë shtetin francez.
Eventi i ardhshëm është në Paris, më kanë ftuar të garoj për flamurin e tyre, dhashë arsyet e mia diplomatike, jo se ka gjë, por…