Celebrities Gossip Showbiz

U shpall ‘i vdekur’ ama ka përfunduar në burg? Shfaqet më në fund Sin Boy!

Përveç këngëve të tyre, Rina Balaj dhe Sin Boy ishin shumë të njohur edhe për lidhjen e tyre të dashurisë. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

Pak më vonë kudo qarkulluan lajmet se reperi Sin Boy ndërroi jetë dhe u shpërnda kudo një foto e tij i shtrirë brenda një ambulance, ku dukej i pajetë. Më pas u kuptua edhe nga nënkuptimet e postimeve të ish-të dashurës së tij, Rinës, se kjo gjë nuk ishte e vërtetë dhe se ai gëzon shëndet të plotë dhe se e gjitha u mendua të ishte pjesë e një videoklipi.

Më në fund pas muajsh tashmë Sin Boy ‘u ringjall’ le të themi dhe ka postuar një foto në Instagramin e tij, ku shfaqet në burg me disa të burgosur, e cila kuptohet se është një pjesë nga videoklipi i tij dhe të gjithë janë shumë kurioz derisa të shikojnë se çfarë ka përgatitur reperi gjithë këtë kohë dhe me kaq shumë trazira që ka shkaktuar në rrjet.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sin Boy (@isyourboysinboy)

U bënë tashmë pak muaj që kur Rina ka publikuar projektin e saj muzikor e duket se tashmë ka ardhur koha që këngëtarja të publikojë një tjetër këngë. E duket se është duke punuar për këtë, pasi ka publikuar një video me një sfond një pjesë nga projekti i ri muzikor, i cili do të titullohet “Fullirante” dhe pritet të publikohet shumë shpejt.