Celebrities Gossip Showbiz

U shfaq zbathur në Festivalin e Filmit në Kanë, aktorja Cate Blanchett jep mesazhin që çdo grua duhet ta lexojë!

Dy herë fituesja e çmimit Oscar Cate Blanchett është solidarizuar së fundmi me gratë e Iranit duke u paraqitur zbathur. Në Festivalin e Filmit në Kanë, gratë janë të detyruara të veshin taka në tapetin e kuq dhe në çdo dalje publike, gjë që shkon kundër këndvështrimeve të aktores. Në një festë të organizuar nga Variety dhe Golden Globes, Blanchett doli në skenë pa këpucë.

Vendimi i aktores për të hequr dorë nga stili i saj ishte një kundërshtim ndaj rregullave të prapambetura të Kanës, por gjithashtu shërbeu për të theksuar nevojën për të menduar për të drejtat e grave në nivel global. Aktorja bëri një deklaratë të fortë duke shprehur se: “Kjo është për të goditur këdo që qëndron në rrugën e të drejtave të grave,”-tha ajo teksa i jepte aktores së filmit “Holy Spider”, Zahra Amir Ebrahimi-t çmimin për një nga artistet më të mira të momentit.

Ndërkaq, Cate ishte në festivalin e ri të kinemasë franceze për të prezantuar filmin e saj të ri, “The New Boy”, i cili u shfaq premierë pak ditë më parë, një film në të cilin ajo luan dhe e ka prodhuar gjithashtu. Në bisedën me Wagmeister dhe partnerin e saj producent, Coco Francini, si pjesë e “Kering’s Women in Motion Talks”, Blanchett foli për punën e saj si producente.