Raportohet se ylli i muzikës pop Justin Timberlake ishte esëll kur u filmua duke performuar në Las Vegas me sy ‘të gjakosur’, disa javë para arrestimit të tij. Pavarësisht se fansat supozuan se këngëtari i “Mirrors” ishin nën ndikimin e lëndëve narkotike gjatë turneut të tij “Forget Tomorrow World Tour” në T-Mobile Arena, burimet i thanë TMZ se kjo nuk ishte e vërtetë.
Sipas burimit, pamja e tillë e Timberlake u analizua shumë në rrjete sociale. Burimi shpjegoi se ish-anëtari i “NYSNC” duhet të qëndrojë esëll gjatë performancave sepse rrezikon shumë. Ai nuk dukej mirë dhe kjo u komentua edhe nga fansat që po ndiqnin nga afër koncertin. Justin u arrestua pak ditë më parë pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur.
Artisti i famshëm u ndalua nga policia në zonën Hamptons të Long Island. Një oficer policie që e ndaloi Timberlake para arrestimit të tij nuk e njohu yllin. Pas këtij lajmi të bujshëm, ka reaguar edhe vet Timberlake në lidhje me arrestimin e tij. Teksa ndodhej në skenë në United Center, Justin pranoi para publikut të tij se kishte kaluar një javë shumë të vështirë. Ai u shpreh duke thënë se:
Ka qenë një javë e vështirë. E di që ndonjëherë nuk jam njeriu më i mirë për të dashuruar, por e di që gjithsesi me pëlqeni.
Gjyqi i Justin Timberlake është caktuar për më 26 korrik dhe këngëtari është liruar pa kusht. Siç raporton TMZ, Timberlake kishte shkuar të takonte disa miq në një hotel për darkë dhe ishte larguar në orën 12:30 të mëngjesit me makinën e tij. I njëjti burim raportoi se këngëtari ka injoruar shenjën e ndalimit. Kur policia e ndoqi dhe e ndaloi për një kontroll, ai nuk pranoi dhe miqtë e tij dolën dhe iu lutën autoriteteve që ta linin të largohej. Megjithatë, oficerët refuzuan dhe e prangosën.