Një ‘fake news’ ka marrë dhenë këto ditë, ku thuhej se aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi, kishte ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.
Por një lajm i tillë doli i rremë, pasi aktori gëzon gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Një gazetare ka konfirmuar se një lajm i tillë nuk është i vërtetë pasi ajo kishte komunikuar me aktorin Kabashi dhe ai është në gjendje të mirë.
Ajo ka kërkuar ndjesë për gabimin e bërë nga media ku ajo punon, dhe se kishte bërë një bisedë të gjatë me Mirushin, i cili është mirë me shëndet.
Gazetarja shtoi se ndjente përgjegjësi për këtë rast pasi një lajm duhet të konfirmohet para se të publikohet.
Më vjen keq edhe që ky lajm u publikua tek ne i pakonfirmuar siç duhej. Profesor Kabashit iu zgjatë jeta!