Pak ditë më parë ylli i muzikës pop Britney Spears u martua me një dasmë përrallore, por ish-bashkëshorti Jason Alexander ia shkatërroi ditën më të bukur duke u futur i armatosur me thikë. Jason e ka transmetuar të gjithë ngjarjen në rrjete sociale pasi ka qenë “live”. Ai mësohet të ketë thënë se:
Ajo është gruaja ime e parë, gruaja ime e vetme. Unë jam burri i saj i parë dhe do ta shkatërroj dasmën.
Tani TMZ raporton se Alexander nuk mund të kontaktojë ose shqetësojë këngëtaren për të paktën 3 vitet e ardhshme. Një gjykatës ka lëshur një urdhër ndalimi kundër ish-bashkëshortit të Britney. Gjykatësi shtoi një akuzë për ndjekje penale në rastin e Alekxander dhe vendosi se ai duhet të paguajë 100,000 dollarë për lirimin me kusht. Ai gjithashtu do të duhet të dorëzojë çdo armë zjarri që ka në posedim.
Alexander është urdhëruar të qëndrojë të paktën 100 metra larg Spears, burrit të saj dhe banesës së tyre. Sipas një kopje të TRO-së të siguruar nga Page Six, ai ka “shkelur vazhdimisht” pronën e ikonës së popit. Ndërkaq, siç pritej, prindërit dhe motra e Spears, Jamie Lynn nuk ishin të ftuar në dasmë.
Të pranishëm nuk ishin as djemtë e saj me babanë e tyre dhe ish-burrin e Spears, Kevin Federline, pavarësisht se e kishin ftesën. Britney dukej mahnitëse me fustanin e saj të nusërisë, me një të çarë në njërën anë dhe një vello të bardhë saten.
Rikujtojmë, se nëna e këngëtares edhe pse nuk u ftua në dasmë e ka uruar vajzën e saj duke i shkruar këto fjalë:
Dukesh rrezatuese dhe kaq e lumtur! Dasma juaj ishte një dasmë e ëndrrave! Ta bësh dasmën në shtëpinë tënde është kaq sentimentale dhe e veçantë! Jam shumë e lumtur për ty! Të dua!