Bota Botë e Çuditshme

U përpoq të bëhej viral në rrjet dhe të ngjitej në kalin e shatërvanit të Trevit, turisti ukrainas e pëson keq!

Së fundmi, një video që tregon një turist i cili përpiqet të ngjitet në kalin e shatërvanit historik Trevi të Romës, është bërë virale në rrjete sociale. I vendosur në qendër të kryeqytetit italian, shatërvani ka qenë arsyeja e disa incidenteve vitin e kaluar, duke përfshirë atë kur uji i tij u kthye në ngjyrë të zezë si shenjë proteste ndaj subvencioneve të naftës.

Ndërkohë, pamjet e filmuara së fundmi nga turistët tregojnë një 27-vjeçar ukrainas duke u ngjitur mbi barrierat metalike që e rrethojnë shatërvanin. Veprimi i tij menjëherë tërhoqi vëmendjen e policisë italiane e cila i bëri thirrje për të zbritur nga struktura 26 metra e lartë.

Më pas, autoritetet arritën të ngjiten te statuja dhe ta detyrojnë djalin të largohet me shpejtësi. Në videon në fjalë, turistët dëgjohen duke bërtitur ndërsa 27-vjeçari gati bie në ujë, përpara se të vrapojë drejt hendekut të policisë. Kalimtarët e rastit u panë më pas duke i ardhur në ndihmë policisë dhe duke u siguruar që turisti të mos ikte i lirë.  Siç raportohet, ai është arrestuar dhe është konstatuar se nuk ka dokumente identifikimi. Turisti është gjobitur me një mijë euro dhe i është ndaluar hyrja në Romë.