Celebrities Gossip Showbiz

U përpoq për mirë, por i zhgënjeu fansat! Kylie Jenner komentohet ashpër nga ndjekësit sepse…

Protokollet sanitare të Kylie Jenner ishin në qendër të shqyrtimit të mërkurën pasi bukuroshja u shfaq në mediat sociale me një klip në të cilin ajo shihej në laboratorin e Milanos, Itali ku prodhohet produkti i saj Kylie Cosmetics.

Ylli i lindur në Los Anxhelos shkroi, “Në laborator duke krijuar magji të re për ju…” duke etiketuar emrin e markës së saj në postim. Në postim, miliarderja, 24 vjeçe, hodhi një mantel të bardhë laboratori teksa përziente përbërës të ndryshëm brenda dhomës së punës.

Disa komentues “iu sulën” Kylie-t në postim, pasi ajo nuk kishte asgjë për t’i kapur flokët e saj të gjatë ndërsa vizitonte objektin dhe mbikqyrte produktet, as nuk mbante doreza në asnjë prej imazheve. Një përdorues shkroi:

Unë shoh kaq shumë rregulla laboratorike që nuk respektohen.

Megjithatë, personat e brendshëm i thanë Page Six se Jenner nuk ishte në vendndodhjen e vërtetë ku është bërë grimi në asnjërën nga fotot, por përkundrazi kishte kontrolluar ngjyrat dhe kishte ide të reja për linjën.

Kujtojmë, se ditën e djeshme miliarderja tregoi përbërësit e ndryshëm të grimit teksa inspektonte laboratorin me një sy kureshtar. Ajo përgatiti një përzierje pluhuri dhe u mrekullua nga pamja e saj kur e derdhi në një gotë të vendosur në një peshore. “Sa mirë,” tha Kylie ndërsa një grua i shpjegoi asaj procesin. “Unë mund ta bëj këtë”, shtoi ajo.