Sport

U përjashtuan nga Kosova, Zhegrova & Co. kërkojnë falje dhe i kthejnë në ekip

Edon Zhegrova, Arijanet Muriç dhe Florent Muslija, u përjashtuan nga radhët e Kosovës në grumbullimin e kaluar, pasi të tre lojtarët u konstatua se kishin thyer rregullat duke shkuar në një lokal nate gjatë qëndrimit te “Dardanët”.

Një vendim të cilin të tre futbollistët në këto javë e kanë kundërshtuar pasi sipas tyre nuk kanë bërë asnjë gjë që nënkupton shkelje të rregullave. Por si për çudi, të tre emrat ishin sot në listën e përzgjedhur nga trajneri Franko Foda për ndeshjet e radhës të Kosovës, teksa FFK ka publikuar bashkë me të grumbulluarit, edhe një letër të hapur të këtyre futbollistëve.

“Të nderuar:

Bashkëlojtarë, trajner, Federatë dhe mbi të gjitha tifozë të Kombëtares së Kosovës.

Po u drejtohem me këtë letër për t’u thënë se kemi bërë një gabim dhe nuk i kemi ndjekur rregullat e ekipit kombëtar!

Për këtë ne duam t;i kërkojmë falje trajnerit, bashkëlojtarëve. Federatës dhe tifozëve.

Ne duam të luajmë për shtetin tonë dhe gjithmonë do të bëjmë më të mirën në të ardhmen”, shkruhej në letrën që pa [publikuar Federata e Kosovës.