Mjaftoi një shprehje në rrjete sociale e postuar nga Melisa ku thuhej se në jetë nuk ke asnjë veç vetes dhe ndjekësit e portalet shpërthyen në spekulime për një ndarje të mundshme mes saj dhe Andit. Në një Instastory-n që ngjalli këto dyshime thuhej:
Bind veten që je vetën në këtë rrugëtim. Mund të mbështetesh vetëm tek vetja.
Këto fjalë u morën nga ndjekësit e dyshes si një “thumb” kundrejt Andit dhe se ndoshta gjërat mes tyre kishin marrë fund.
Megjithatë, menjëherë pas këtyre spekulimeve ishte Andi ai që reagoi duke postuar në llogarinë e tij në Instagram një foto me Melisën duke i dedikuar asaj fjalët më romantike.
As vdekja nuk mund të na ndajë…
Nuk mund të mungonte dhe një koment nga Melisa, e cila e përforcoi këtë ‘deklaratë’ duke thënë se do të jenë bashkë deri në përjetësi.
Foto pasaporte për Amel kjo. Deri në përjetësi zemër
Por, jo vetëm ky postim, duket se Melisës i kanë ardhur në ‘majë të hundës’ komentet për të dhe ka reaguar shumë e revoltuar në rrjete sociale. Ajo u shpreh se kjo ishte hera e fundit që i toleron këto thashetheme dhe spekulime.
“Melisa tha këtë”, “Melisa bëri këtë”, “Melisa u nda”, “Melisa po merr frymë” BOLL! Ju kërkoj disa “portaleve” pak dinjitet në ato ça shkruajnë. E kuptoj që shikueshmeria e lartë ju nevojitet dhe po bëni punën tuaj, por bëjeni siç duhet. Mos u bëni të ndyrë të merreni me spekulime dhe ti nxirrni si të vërteta sepse ka arrit një pikë ku nuk mban më! As nuk kam folur në live për asnjë dhe as nuk jam ndarë me Andin po mjaft me këto idjotësira. Merruni me stafin tuaj që po plasin duke bërë batuta për mua vetem si e si ti përmendni emrin. Me ato merruni jo me gënjeshtra mbi mua sepse kjo është hera e fundit që toleroj!
Ndërkohë, kujtojmë se Melisa ka debutuar dhe si këngëtare pas përfundimit të “Për’puthen” dhe deri më tani ka lançuar dy këngë “U kry” dhe “Leje”. Kënga e saj e fundit “Leje” numëron afro 9 milion klikime dhe nuk ka bërë ende dy muaj nga publikimi.