Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Artjola Toska, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke hedhur poshtë lajmet e fundit që kanë qarkulluar në media, ku ishte raportuar se ajo ishte shtatzënë në moshën 51 vjeçare.
Këto lajme kanë qarkulluar nëpër rrjet duke iu bashkangjitur dhe disa deklarata të artistes për dëshirën e madhe për tu bërë nënë.
Gjithsesi, Artjola ka theksuar se këto informacione janë tërësisht të rreme dhe i ka quajtur ato “vepra penale”, duke theksuar se kjo është një shpifje e paarsyetuar.
Ajo ka shprehur shqetësimin e saj për përhapjen e lajmeve të tilla, të cilat, sipas saj, nuk janë të vërteta dhe vetëm dëmtojnë imazhin e saj si person dhe si artiste.
Në postimin në llogarinë në Instagram, këngëtarja ka bërë thirrje për kujdes në raportimin e informacionit dhe ka theksuar se ka pasur mjaftueshëm keqinterpretim të jetës së saj private në media.