Adelina Tahiri është një artiste që prej kohësh ka marrë një pauzë mjaft të gjatë nga muzika dhe ekrani. Mirëpo, edhe pse larg botës së artit, bukuroshja ka qenë në qendër të portaleve shpeshherë e kjo për shkak të postimeve të saj, nisur nga përgjigjet në ‘Ask’ me ndjekësit dhe deklaratat e saj.
Javë më parë, Prive raportoi se Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj, Serjoza po kalonin një krizë në martesën e tyre. Spekulimet i shtoi dhe fakti se në rrjete sociale për muaj të tërë Adelina nuk postoi asnjëherë me të dhe kaloi pushimet me motrën pa praninë e Serjozës. Mirëpo çifti duket se ka vendosur që t’i japin një shans lidhjes pas disa muajve shumë të tensionuar në marrëdhënien mes tyre.
Rikujtojmë se Adelina, gjithashtu është pyetur lidhur me planet për zgjerimin e familjes, teksa ajo është shprehur se po e planifikon.
Një pyetje që bukuroshja e merr shpesh janë edhe në formë kritike për moshën e bashkëshortit të saj, të cilave ngurron asnjëherë t’ju kthejë përgjigje duke treguar dashurinë dhe mbështetjen e madhe që ka për partnerin e saj. Këngëtarja e publikon shpesh në rrjete sociale duke treguar që janë më të lumtur se kurrë dhe se mosha nuk përbën problem.