Xhemi Shehu një nga prezantueset më bukuroshe të ekranit prej shumë vitesh është përfolur së fundmi, marrë shkas nga një batutë e saj ku e cilësonte veten si “ish-gruaja e Visit” dhe nga disa foto ku shfaqet pa unazë, se është ndarë nga partneri i saj.
Lidhur me këto spekulime ka folur për herë të parë vetë prezantuesja në një intervistë për ‘Wake Up’ mëngjesin e sotëm. Bukuroshja vuri ‘pikat mbi i’ duke treguar se ishte më e lumtur se kurrë në martesën e saj dhe se nuk ka asnjë divorc në mes.
Ishte një batutë, nuk jam ndarë, pavarësisht se nuk kam unazat. I heq herë pas here kur dua të lyej duart me krem në darkë dhe harroj t’i vendos. Unazat janë thjesht aksesorë.
E ftuar në “Ndryshe” para disa muajsh, ajo zbuloi detaje mjaft interesante në një bisedë zbavitëse e me shumë humor. Xhemi zbuloi se ajo ka dashur në fëmijërinë e saj të bëhet mësuese për një arsye vërtet të ëmbël, pasi ka pëlqyer dhe imituar mësuesen e saj të fëmijërisë.
Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu dihet prej kohësh që kanë një shoqëri shumë të mirë me njëra-tjetrën. Të dyja mikeshat kalojnë shumë kohë së bashku dhe gjithmonë e postojnë njëra-tjetrën në rrjete sociale. Gjatë pushimeve fundit, me anë të postimeve në Instastory, Arbana ka postuar një video të një aktoreje që imiton, ikonën Marilyn Monroe duke e ngjasuar atë me Xhemin.
E teksa është rikthyer në Tiranë, në listën e gjërave që bukuroshja duhet të bëjë është padyshim dhe takimi me mikeshën e saj të ngushtë. Ky ‘ribashkim’ pasi njëra prej tyre largohet tanimë është kthyer në traditë. Dihet se marrëdhënia mes dy moderatoreve është prej vitesh shumë e afërt.