Prej kohësh, Dea Vieri është përfolur për një lidhje me gazetarin Drini Zeqo. Gjithsesi, moderatorja e “E Diell”, i ka dhënë fund të gjitha dyshimeve në “Se Luan Topi”. Ajo është shprehur se për momentin nuk është në asnjë lidhje, teksa është fokusuar te vetja e saj, por gjithashtu u shpreh se nëse dashuria do i dilte para, ajo do e priste krahë-hapur.
Dea u shpreh:
Për momentin nuk kam asnjë raport dashurie. Ndoshta ky është momenti të fokusohem te vetja ime. Nëse dashuria më del përpara, unë do e pres krahë-hapur. Por kam vënë re që jam bërë shumë tekanjoze. Sa vinë e më shtohen më shumë tekat.
Drini Zeqo dhe Dea Vieri, janë përfolur për një lidhje romantike, pasi vetë ata postuan pak kohë më parë një foto në Instagram. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar zyrtarisht, Drini intervistoi Dean në “Top Arena”, ku të dy dukeshin shumë të afërt me njëri tjetrin dhe pyetjet ishin pak të sikletshme. Ndër pyetjet e gazetarit ishin se pse e ka hequr foton nga profili i saj, nëse shoqet e saj mendojnë që është i bukur, apo nëse ka ndjenja për të.
Drini: Pse ne të dy nuk kemi asnjë foto në Instagram?
Dea: Ne e kishim një, por ti më kërkove që ta fshija.
Drini: Unë?
Dea: Nuk e priste që ta thoja, por nuk më mban më shpirti Drin.
Drini: Me kë ishe në Mykonos?
Dea: Isha vetëm.
Drini: Foto si i bëje?
Dea: Nuk kam bërë asnjë foto, s’kishte kush, po ti mos u bëj xheloz.
Drini: Mund ta thonë për mua shoqet e tua që ke të dashurin më të bukur?
Dea: Po patjetër, do thoshin sa i mirë, nuk jam aq xheloze.
Drini: Pra ti ke ndjenja për mua?
(Dea qesh)
Drini: E mora përgjigjen.