Aktualitet Politikë

U paraqit në SPAK, Luan Baçi: Jam rikallëzuar për fshehje pasurie!

Deputeti demokrat i Fierit, Luan Baçi, sot u thirr në SPAK, i kallëzuar nga një qytetar për fshehje pasurie. Baçi tha se ka qenë një kallëzim e është pushuar si çështje. Sipas tij i është hetuar pasuria fill e për pe, në të gjitha detajet e pa asnë lloj problemi. “Unë kam transparencë të plotë të punëve dhe biznesit tim. Jam shumë i qetë”, deklaroi deputeti demokrat.

Më tej, Baçi vuri në dukje se i njëjti kallëzues sipas tij “patronazhist ka ardhur përsëri e ka bërë kallëzim”. “Ndoshta dhe SPAK-u për t’i bërë qejfin qytetarëve, edhe kur kanë mjeranë të tillë që nuk dijnë të bëjnë gjë tjetër vetëm të bëjnë kallëzime të tilla, unë u paraqita”, tha ai për gazetarët pasi doli nga SPAK-u.

Ka qenë një kallëzim dhe është pushuar si çështje. Eshtë hetuar pasuria ime fill e për pe, pa asnjë lloj problemi. Unë kam transparencë të plotë të punëve dhe biznesit tim. Jam shumë i qetë, shumë normal. Nuk kam asnjë lloj problemi. Kjo është mbyllur si çështje.

Deputeti i PD-së shtoi gjithashtu se e sheh këtë rast si një përpjekje të përsëritur nga ana e një kallëzuesi, të cilin ai e cilësoi si “patronazhist, ballist”.

I njëjti kallëzues patronazhist ka ardhur përsëri e ka bërë kallëzim. Ndoshta dhe SPAK për t’i bërë qejfin qytetarëve, edhe kur kanë mjeranë të tillë që nuk dinë të bëjnë gjë tjetër vetëm të bëjnë kallëzime të tilla, unë u paraqita.