Ditën e djeshme në rrjetet sociale u paralajmërua një protestë në lidhje me arrestimin e Noizy-t. Ky paralajmërim erdhi pak ditë pasi reperi u vendos në pranga në Shëngjin pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj personazhit të njohur të TikTokut Medi Iseni.
Sipas njoftimit, protesta do të zhvillohej ditën e hënë, sot, në orën 19:00 dhe kërkonte që të ndalohej ekstradimi i Noizy-t drejt Kosovës. Por, përmes një deklarate zyrtare ekipi menaxherial dhe familja e Noizyt ka njoftuar sot se ata nuk kanë ndërmarrë organizimin e asnjë proteste. Më tej, në njoftimin zyrtar thuhet se janë në një proces gjyqsor dhe do ndjekin vetëm rrugën ligjore për zbardhjen e të vërtetës.
Dje nëpërmjet mediave u informuam se do të organizohej sot një protestë përpara Ministrisë së Drejtësisë për lirimin e Rigelsit (Noizy-t). Duam të informojmë fansat e Noizy-t, publikun e gjerë dhe mediat, se as familja e Noizy-t, as stafi menaxherial nuk kanë ndërmarrë organizimin e asnjë proteste. Ne, jemi në një proces gjyqsor dhe do ndjekim vetëm rrugën ligjore për zbardhjen e të vërtetës dhe pastrimin e baltës mbi emrin e Noizy-t. Duam të falenderojmë përzemërsisht fansat dhe kolegët e Noizy-t për mbështetjen ndaj tij në këtë situatë absurde padrejtësie. Punë të mbarë të gjithë atyre që po punojnë drejt së vërtetës. Stafi menaxherial.