Së fundmi këngëtarja Emaza Gibson ka ngritur një padi për ngacmim seksual kundër Jason Derulo, në të cilën ajo pretendon se këngëtari i ‘R&B’ nënshkroi me atë një marrëveshje me qëllimin për të pasur marrëdhënie seksuale. Derulo i është përgjigjur këtyre akuzave duke shprehur për mediat se:
Unë normalisht nuk do të komentoja, por këto pretendime janë krejtësisht të rreme dhe lënduese. Unë mbështetës këdo që ndjek ëndrrat e tyre. Gjithmonë jam përpjekur ta jetoj jetën time duke shpërndarë pozitivitet dhe kjo është arsyeja pse ulem këtu para jush thellësisht i ofenduar, nga këto pretendime shpifëse.
Në përgjigje të deklaratës së Derulo, avokati i Gibson, Ron Zambrano, u përgjigj në një deklaratë për ET, duke thënë:
Nëse Derulo me të vërtetë do të mbështeste këdo që ndjek ëndrrat e tyre, ai do të pranonte dhimbjen dhe vuajtjen që i shkaktoi Emaza-s dhe do të synonte të ishte një person më i mirë. Emaza është ofenduar nga qëndrimi i tij shpërfillës. Kjo lloj sjelljeje është e përhapur, por duhen njerëz të guximshëm si Emaza që të ndajnë historitë e tyre për t’i dhënë kësaj sjelljeje të turpshme.
Muzikantja, e cila e reklamon veten si aktiviste në Instagram, pretendon se Derulo bëri disa veprime të pahijshme pasi filluan të punonin së bashku. Ajo dyshohet se u takua me këngëtarin e “Talk Dirty” në gusht 2021, ku ai thuhet se i kërkoi asaj të krijonte një ‘mixtape’ në katër muaj dhe një album.