Bota

U ngjitën në hotel nga ballkonet, gjobiten turistët!

Katër turistë britanikë dhe një suedez janë gjobitur me nga 30 mijë paundë secili pasi u ngjitën nga një ballkon në tjetrin teksa ishin në një resort në Magaluf në Spanjë. Turistët u panë teksa ngjiteshin në ballkonët e hotelit ose hidheshin në pishinë nga ballkoni.

Në total gjoba shkoi më shumë se 150 mijë paundë, ndërsa turistët u dëbuan nga hoteli. Dy nga turistët britanikë ishin nën 18-vjeç, ndërsa dy të tjerët ishin 19-vjeç. Ngjarjet kanë ndodhur nga 4 qershori deri në 8 gusht. Rasti i fundit ishte regjistruar në orën 6 të mëngjesit të 8 gushtit ku njëri nga turistët u pa teksa ndryshoi hotelin duke kaluar nga një ballkon në tjetrin.