I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori, Drini Zeqo për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tij për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Nëse do ta kishte përballë Gracianon duke marrë parasysh edhe situatat që ndodhën çfarë do t’i thoshte Drini?
Ai është i pjekur, është i rritur dhe kërkoi falje. Duhet të besoj se ai e ka bërë çdo gjë për një qëllim të caktuar dhe kur je aty brenda disa qëllime justifikohen. Pra qëllimi ka qenë loja. Hyrja e tij për herë të dytë i dha atij një avantazh që ta justifikonte veten. Graciano thjesht i kaloi pak limitet, u ndje pak më euforik dhe më i fortë seç duhet sidomos kur dolën përpara tij edhe Roza dhe Erjola.
Ai kërkoi ndjesë kështu që mendoj se në cilindo lloj rasti kur kërkohet ndjesë ajo është e mirëkuptuar pavarësisht nëse tjetri e fal apo jo. Se çfarë do të kishte bërë ndryshe ai, këtë nuk e di por unë aty brenda i justifikoj të gjithë.
Pse mendon Drini se Graciano zgjodhi të vepronte në atë formë?
Graciano atë zgjodhi që të bënte pastaj të mos harrojmë edhe një gjë që ai nuk është se ishte një njeri që nuk e kanë vënë në lojë dhe nuk e kanë ngacmuar, ironuziar dhe penguar. Ai është gjendur përballë këtij presioni për të bërë çfarë mund të bënte aty brenda.
Drini Zeqo gjithashtu ka folur edhe për lojën e Heidit si banore në shtëpinë e BBV, ku edhe ka bërë një analizë më të detajuar se pse ajo është e favorizuar në njëfarë mënyre. Për të zbuluar më shumë klikoni këtu.