Bota

U ndalua të hipte në avionin e rrëzuar në San Paolo, ky është pasagjeri që arriti të shpëtojë!

Një pasagjer që kishte prerë biletën për të hipur ne avionin e rrëzuar në San Paolo të Brazilit arriti të shpëtoje, sepse u vonua për të mbërritur në aeroport. Adriano Assis do të hipte në fluturimin Voepass 2283 që u rrëzua në Sao Paulo, duke vrarë të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhin në bord.

Në një intervistë me televizionin Brazilian TV Globo, Adriano tha se u ndalua të hipte në avion sepse ishte vonë. Një fragment nga intervista u shpërnda në rrjetin social X me mbishkrimin: “Ky njeri nuk u lejua të hipte në avionin që sapo u rrëzua në Vinhedo në Sao Paulo, Brazil sepse ishte vonë. Ai debatoi me personin përgjegjës në portën nga ku do te hipte ne avion, por serish nuk u lejua qe te ndërmerrte fluturimin vdekjeprurës.”

Adriano tha se punonjësi i linjës ajrore që e ndaloi të hipte në fluturim i shpëtoi jetën. Ai tha se një konfuzion mbi detajet e fluturimit të tij e bëri atë të që te vonohej, për të shkuar në kohën e duhur në aeroport. Sipas dokumentit të fluturimit, avioni kishte për qëllim të transportonte 58 pasagjerë. Pasagjeri i 58-të që nuk arriti kurrë në bord ishte Adriano Assis. Pasi mësoi mbi rrëzimin e avionit, ai kishte kërkuar që të gjente punonjësin e linjës ajrore duke e përqafuar, që nuk e kishte lejuar të shkonte drejt vdekjes.