Celebrities Gossip Showbiz

U nda nga e dashura, Beniada zbulon partneren e re të Krist Dragot?!

Një prej finalistëve të “BBV2”, Krist Dragoti, në nëntor të vitit të kaluar ai inauguroi ekspozitën e tij të parë dhe në këtë event të rëndësishëm për të, ai bëri dhe daljen e tij të parë me partneren Lisja Tërshana. Mirëpo dyshja nuk vazhdon të ketë më marrëdhënie me njëri-tjetrin dhe për këtë Kristi është pyetur dhe në intervistën e zhvilluar me Beniadën dhe Argjirën, në “E Diell n’Trip.”

Pavarësisht se nuk ka preferuar të japë shumë detaje, ka qenë Beniada ajo që ka zbuluar një sekret të ish-banorit të “BBV2”, duke treguar se e ka parë me një vajzë tjetër në Dhërmi. Megjithatë, Kristi nuk ka deklaruar apo pranuar ende gjë për një romancë të re në jetën e tij.

Beniada: Si është gjendja sentimentale Krist Dragoti se pashë foto, portale, lexova disa gjëra pikante. Të takova edhe një ditë në Dhërmi, se isha me Jorin dhe të pashë me një vajzë të huaj, si dy zogj të vegjël.

Kristi: Ai personi kishte mustaqe?

 

View this post on Instagram

 

A post shared by E Diell ☀️ (@ediell_topchannel)