Ish-bashkëshorti i parë i Britney Spears është dënuar për shkelje pasi u shfaq pa paralajmërim në dasmën e këngëtares së njohur në qershor. Jason Alexander, 40-vjeçar, pranoi akuzat. Një gjykatës e dënoi atë me 64 ditë, kohë për të cilën ai e ka vuajtur dënimin tashmë. Ai u kapur nga sigurimi pasi tentoi të prishte dasmën e Spears dhe partnerit të saj, Sam Asghari.
Kujtojmë se Alexander u martua me yllin e muzikës pop në vitin 2004, por që u anulua brenda 55 orëve. Spears dhe Asghari, u martuan në një ceremoni private në shtëpinë e saj në Ventura County të Kalifornisë më 9 qershor. Ai pretendoi se Spears e kishte ftuar atë, duke thënë:
Ajo është gruaja ime e parë, gruaja ime e vetme.
Ceremonia vazhdoi pavarësisht trazirave, ku morën pjesë yje duke përfshirë Madonna, Paris Hilton, Selena Gomez, Drew Barrymore, Ansel Elgort dhe will.i.am.
Por mesa duket telashet nuk kanë fund për ikonën e muzikës, së fundmi edhe ish-bashkëshorti i Kevin Federline, ka publikuar një sërë videosh të vjetra, ku shihet këngëtarja duke debatuar me dy djemtë e tyre, të gjitha për ta “ekspozuar” atë, duke thënë se gënjeshtrat duhet të ndalen. Kërcimtari, i cili ishte i martuar me yllin e muzikës pop nga viti 2004 deri në 2007, ndau tre video në Instagram ditën e kaluar që e shfaqin Spears duke i qortuar djemtë Sean dhe Jayden. Krah videove ku djemtë e çiftit ishin 11 dhe 12 vjeç, Federline shkroi:
Nuk mund të rri duarkryq dhe të lejoj që djemtë e mi të akuzohen në këtë mënyrë pas asaj që kanë kaluar. Sado që na dhemb, kemi vendosur si familje t’i publikojmë këto video. Kjo nuk është as më e keqja. Gënjeshtrat duhet të ndalen. Shpresoj që fëmijët tanë të rriten më mirë se kaq.