Bota Celebrities

U mor peng së bashku me familjen e tij, zbulohen detajet e agresionit ndaj Roberto Baggios!

Ish-fituesi i Topit të Artë, Roberto Baggio dhe familja e tij ranë pre e një grabitjeje të dhunshme mbrëmjen e së enjtes, teksa po ndiqnin ndeshjen Itali-Spanjë të vlefshme për Euro 2024 që po luhet në Gjermani. Makthi për 57-vjeçarin filloi rreth orës 22:00 kur një bandë prej të paktën pesë personash, të gjithë të armatosur hynë në vilën e futbollistit në Altavilla Vicentina.

Corriere dello Sport raporton se grabitësit kanë hyrë në shtëpi dhe Baggio ka tentuar të përballet duke u përleshur fizikisht me njërin prej tyre. Pas një përleshjeje shumë të shkurtër, grabitësi e ka goditur sulmuesin legjendar të Italisë me pjesën e pasme të armës në ballë, duke i shkaktuar një plagë të thellë, ndërsa më pas Baggio dhe anëtarët e tjerë të familjes janë mbajtur peng në një dhomë për 40 minuta. Gjatë kësaj kohe kriminelët kanë kthyer përmbys çdo dhomë, duke vjedhur orë, bizhuteri dhe para, por ende nuk është përcaktuar vlera e sendeve të vjedhura.

Si ndodhi pengmarrja?

Rreth orës 21:30, duke përfituar nga një sistem alarmi që funksiononte vetëm pjesërisht, për shkak të të ftuarve të shumtë në shtëpi dhe dritës së ditës ende të pranishme jashtë, grupi i kriminelëve hyri në shtëpinë e Divin Codino. Ata hynë nga disa dritare të mbetura të hapura për të lënë të qarkullonte sa më shumë ajër. Pasi vuri re dy të panjohur në vilë që synonin një grabitje të armatosur, Baggio ndërhyri për të mbrojtur të dashurit e tij, duke reaguar ndaj tentativës së afrimit të kriminelëve për të përdorur shantazhin klasik për sigurinë e familjarëve. Këtu Baggio u kap në befasi: grupi invaziv në vilën e tij, në fakt, përbëhej nga katër persona të tjerë për gjithsej gjashtë. E në përleshje, ish-kampioni i futbollit u godit në kokë me dorezën e armës, duke u rrëzuar në tokë i gjakosur.

Telefonata e policisë

Në atë moment Baggio dhe familja e tij, të privuar nga telefonat celularë për të shmangur kontaktin e drejtpërdrejtë me jashtë, u mbyllën në një dhomë të vilës kur ai ishte i gjakosur por ende i kthjellët, për të qetësuar familjen e tij. Pas rreth dyzet minutash paniku, pasi kriminelët ishin larguar, Roberto theu derën e dhomës, duke thirrur policinë.

Në dhomën e urgjencës në Arzignano, u nevojitën gjashtë qepje për të mbyllur plagën në kokën e Robertos disa orë pas incidentit. Për të kapërcyer traumën, e tij dhe të familjes, ndoshta do të duhet pak më shumë kohë:

Tani duhet të kapërcejmë frikën. Në rrethana të ngjashme çdo gjë mund të ndodhë, por për fat të mirë dhuna e pësuar ka krijuar vetëm një disa qepje për mua, mavijosje dhe frikë.