Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Vetëm pak më parë duke biseduar me Efin, Luizi ka folur për Valbonën, ku mesa duket nuk i ka pëlqyer aspak hyrja e saj në shtëpinë e “BBV2”, aq sa Luizi në një farë mënyre edhe e ka ironizuar, duke u shprehur se shtëpia po mbushet me këngëtarë dasmash.
Luizi : Valbona Mema, veç po na vjen komplet Ansambli i Valleve, mbushet me këngëtarë këtu, këngëtarë dasmash… na mbytën…
Ditën e sotme gjatë një bisede mes Kiarës dhe banorëve të tjerë në lidhje me qëndrimin dhe sjelljen e saj ndaj Luizit, Valbona ka ndërhyrë dhe i ka dhënë Kiarës këshillën e saj në lidhje me këtë situatë dhe vazhdimësinë e saj në raport me Luizin.
Në një bashkëbisedim me banorët, Olta është shprehur se për Kiarën, Luizi është personi më i rëndësishëm dhe që ndikohet nga ai për raportin me banorët e tjerë, ndër ta edhe me vetë Oltën. Ama Kiara e ka kundërshtuar duke i thënë se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe se ajo nuk është fëmijë që të ndikohet nga askush.