Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.
Luizi shpesh bisedon live në Instagram me ndjekësit dhe u përgjigjet pyetjeve të ndryshme që ata i drejtojnë gjatë live-t. Ditën e sotme vëmendje ka marrë përgjigjia e Luizit lidhur me dasmën e Megi Topallit, e cila është ish-partnerja e tij. Edhe pse u bënë disa vite me bashkëshortin e saj, me të cilin Megi ka dy fëmijë, ata zgjodhën që dasmën ta bënin këtë vit. Ajo çfarë ndjekësve u ka bërë përshtypje është që dasma e saj është bërë shumë pak kohë pas dasmës së Luizit dhe Kiarës në finalen e “BBV2” dhe për këtë pasi është pyetur nga ndjekësit, Luizi është shprehur:
Çfarë mendon për ata që të panë ty që u martove dhe u martuan edhe ata?
Luizi: Vetëm ju shkoftë mbarë o Zot! Paçin njëri-tjetrin. Ta di që martohen njerëz të tjerë, prapë e bëj edhe një dasmë tjetër, veç të martohen të gjithë…
Pas ‘armiqësive’ në “BBV2” u duk se për pak kohë u krijua një miqësi mes Luizit dhe Oltës, për shkak se ata ishin të dy pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë” si aktorët kryesorë. Më pas qarkulluan disa aludime se gjatë xhirimeve të filmit ata kanë pasur një debat me njëri-tjetrin dhe e pyetur së fundmi nga fansat nëse ka një shoqëri me Luizin, Olta është përgjigjur negativisht.