Botë e Çuditshme

U martua me “dashurinë e jetës”, kukullën Marcelo dhe tani gruaja denoncon se i kanë rrëmbyer fëmijën!

Një grua që u martua me një kukull ka denoncuar së fundmi fëmija e saj është rrëmbyer. Meirivone Rocha Moraes, e cila u martua me “dashurinë e jetës”, kukullën Marcelo, pretendon se disa persona po mbajnë peng bebin Marcelinho, që është gjithashtu kukull dhe kërkojnë për të rreth 200 dollarë.

@meirivoneemarcelo

♬ som original – Meirivone Rocha

37-vjeçarja braziliane ka postuar video në TikTok ku ngjit fletushka nëpër lagje, ku i kërkon njerëzve ta ndihmojnë në gjetjen e “djalit” të saj. Ndërkohë, ka postuar dhe një video ku Marcelinho shihet në një cep dhome, duke pretenduar se këtë video ia kanë dërguar rrëmbyesit. “Kam frikë se do e djegin. Nuk fle dot. Edhe Marcelo nuk vë gjumë në sy gjithë natën sepse është i shqetësuar për djalin e tij”, shtoi gruaja.

@meirivoneemarcelo

♬ som original – Meirivone Rocha

Ndërkaq, një burrë i cili thotë se është i fejuar me një kukull lecke ka deklaruar se e fejuara e tij është ‘shtatzënë’ me fëmijën e tretë. Përdoruesi në TikTok nga Kolumbia, i cili dokumenton ‘marrëdhënien’ e tyre në në llogarinë e rrjeteve sociale @montbk959, takoi dashurinë e jetës së tij pasi ishte beqar për disa vite. Ai më parë u bë temë kur zbuloi planet për një martesë ëndrrash me Natalia-n. Kolumbiani tha se tashmë kanë bashkë një djalë dhe një vajzë.