Edhe pse përfaqësoi Zvicrën në Festivalin Europian me “Tout L’unvers”, duke rrëmbyer dhe vendin e tretë mbi të gjitha, të gjithë shqiptarët ishin krenarë për Gjon Muharremin i njohur si Gjon’s Tears.
Pas lajmeve të shumta nga tabloidëd shqiptarë që komentuan rreth faktit se ai u la jashtë nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu në festivalin e 58-të të RTSH-së, një tjetër ‘thumb’ erdhi për artistin e famshëm, këtë herë nga serbët.
Sikundër shkruan për Anxhela Peristerin, Serbia ‘kryqëzoi’ edhe Gjon’s Tears për simbolin e shqiponjës dykrenare që bëri me duar kur Shqipëria i dha 12 pikët e plota. Këngëtari shqiptar ka reaguar përmes një deklarate ku shprehet se nuk e kupton këtë zemërim të serbëve.
Nuk e kuptoj shqetësimin. Unë doja thjesht të falenderoja Shqipërinë. Shqiponja dykrenare është simbol i Shqipërisë. Ju keni qëndruar gjithmonë pas meje… keni qenë gjithmonë krenarë për mua. Jam shumë i lumtur për këtë gjë dhe kjo ishte mënyra ime e falenderimit.
Kujtojmë se artisti i cili prej vitesh jeton në Zvicës pak javë më parë ishte i ftuar në Live From Tirana ku foli për rrugëtimin e tij në skenat e mëdha.