Prej një jave në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat e para kanë nisur, teksa mes banorëve ka ngacmime, pëlqime, provokime e madje dhe aleancat e para.
Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Ndërkohë, e ftuar sonte në “Big Brother Radio” ishte aktorja e njohur Monika Lubonja. Ish-banorja kujtoi eksperiencën e saj në “BBV1″.
Kujtojmë se në ‘BBV’, u shtua një suitë ku banorët mund të ndaheshin në çifte dhe mund ta shijonin për 24 orë. Të parat ishin Arjola dhe Monika, të cilat kanë bërë shfaqje për publikun. Ato performuan shumë ‘hot’, teksa nuk mungoi as shampanja, të cilën e hapi Arjola dhe ia hodhi mikes së saj. Komentet asokohe nuk kanë qenë vetëm pozitive, por si i ka pritur Monika këto kritika?!
Kam dhënë shumë nga jeta ime, nga privatësia ime. Është e tmerrshme sepse në këtë vend të gjykojnë. Kur kam dalë, më është gjykuar shumë vaska. Ishte një thyerje tabu që jo çdo njeri e bën. Derisa ti ke ardhur në një spektakël të tillë, ti duhet të bësh show, larg dhunës dhe ofendimeve.